Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri i bashkohet PDK-së në mish e verë

Agim Bahtiri i bashkohet PDK-së në mish e verë

Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit, ka publikuar disa fotografi ku shihet me shumë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashkë me ata në këtë darkë, është edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e AKR-së.

Tryeza ka qenë e mbushur me ushqim që nga buka, specat e deri tek mishi në një takim në një lokal që është zhvilluar mes presidentit, Thaçi, kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri e ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Fotografia është postuar në llogarinë sociale nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shkruar se sonte është pjesë e kësaj ndeje edhe Agim Bahtiri.

Pjesë e kësaj ndeje kanë qenë edhe ministri i financave, Bedri Hamza si dhe Hajredin Kuqi që në të kaluarën kishte mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Fotografi nga kjo nejë ka pastuar edhe Bekim Haxhiu.