Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri i shkon në zyre presidentit Hashim Thaçi, kjo është arsyeja

Agim Bahtiri i shkon në zyre presidentit Hashim Thaçi, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës duke filluar nga ora 10:00.

Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve.

“Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Theksojmë se ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal./Gazeta Alo/