Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri këmbëngul në bashkimin e Mitrovicës, peticionin e dorëzon edhe te Presidenti

Agim Bahtiri këmbëngul në bashkimin e Mitrovicës, peticionin e dorëzon edhe te Presidenti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dorëzuar sot presidentit, Hashim Thaçi peticionin për bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri po kërkon nga Thaçi mbështetje për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës.

Peticioni i Bahtirit dje është refuzuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, të cilët kanë thënë se kjo iniciativë është antikushtetuese.

Ky peticion është nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të Mitrovicës./Gazeta Alo/