Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri reagon pas sulmit me armë zjarri në afërsi të një grupi kosovarësh në veri

Agim Bahtiri reagon pas sulmit me armë zjarri në afërsi të një grupi kosovarësh në veri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në pjesën veriore të vendit, në Zubin Potok ndaj një grupit të aplinistëve kosovarë.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet ky rast dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Ai shtoi se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të fuqizohen sipas tij sikurse vite më parë.

“E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut. Me këtë rast iu bëjë apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.