Fjalë Kyçe

Agim Veliu mohon se ndihmoi fitoren e Bulliqit në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe kandidatit të tij

Agim Veliu mohon se ndihmoi fitoren e Bulliqit në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe kandidatit të tij

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka mohuar të ketë ndihmuar në fitoren e Bulliqit në Podujeve.

“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai.

Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.

“Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”, tha ai në një lidhje direkte në Debat Plus.

Veliu thotë se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën.