Fjalë Kyçe

Agim Veliu: Shkarkimi i bordit të RTK-së nga LVV ka për qëllim kapjen e RTK-së

Agim Veliu: Shkarkimi i bordit të RTK-së nga LVV ka për qëllim kapjen e RTK-së

Komisioni për Media është duke mbajtur mbledhje, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i rekomandimit për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit Publik.

Kryetarja e Komisionit, Doarsa Xhelili-Kica ka thënë se Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka rekomanduar këtij komisioni të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Një kërkesë e tillë për shkarkim u tha se ka ardhur për shkak të paaftësisë profesionale.

Në këtë mbledhje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se të gjeturat nga Komisioni për Buxhet nuk janë evidente që të iniciohet një shkarkim i këtij Bordi.

Ai ka thënë se RTK-ja mund të mos jetë në formën më të mirë, por sipas tij, shkarkimi nuk duhet të bëhet për çështje politike.

Lushtaku më tej tha se sa i përket deklarimeve për shkelje ose keqpërdorime brenda RTK-së Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se këto rekomandime janë veprime politike dhe kanë për qëllim kapjen e një mediumi që është publik e që duhet të jetë i pavarur.

“…Është tërësisht veprim politik e keni shumicën mund ta bëni por për mua kjo formë është e papranueshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka deklaruar se Bordi i RTK-së dhe bordet paraprake nuk e kanë kryer detyrën si duhet.