Fjalë Kyçe

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës në prag të anëtarësimit në BIMP

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës në prag të anëtarësimit në BIMP

Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, në Francë,  ka zhvilluar një takim me drejtorin e Zyrës Ndërkombëtarë të Peshave dhe Masave (BIPM), Martin Milton dhe sekretarin e Komiteti Ndërkombëtar për Pesha dhe Masa (CIPM), Takashi Usuda,.​

Fejza ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BIPM, në mars të këtij viti.

Në këtë takim, që ishte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u diskutua për procesin e anëtarësimit të Agjencisë së Metrologjisë në BIMP, ku sipas Fejzës, Kosova ka marrë mbështetje. ​

“Ne besojmë se Kosova do ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BIPM dhe kjo do të ishte një e arritur e madhe për Metrologjinë e Kosovës, pasi që do krijojë mundësi të mëdha dhe do elim-inojë barrierat jo-tarifore”, ka thënë Fejza.