Fjalë Kyçe

Agjencia e punësimit ua mohon të papunëve regjistrimin

Agjencia e punësimit ua mohon të papunëve regjistrimin

Të papunët në Kosovë, e kanë të pamundur që të regjistrohen online si të papunë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës.

Faqja në internet e kësaj agjencie përkundër që hapet, në momentin që provoni të regjistroheni, tregon sefaqja ka probleme kur provoni që të regjistroheni si i papunë.

Mosfunksionimi i kësaj faqeje për regjistrimi si i papunë, nga përcjellja e redaksisë së GazetësAlo, ka më shumë se dy muaj, pa verifikuar periudhën më herët.

Gazeta Alo gjatë ditës ka provuar që të marrë një përgjigjeje nga APRK-ja për këtë problem, por këta nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Gazetës.

Në Kosovë papunësia vazhdon të jetë e theksuar e sidomos tek të rinjtë.

Sidoqoftë,a është kjo çështje e qëllimshme që nuk rregullohet ky problem, shkaqet mbetentë panjohura për redaksinë?/Gazeta Alo