Fjalë Kyçe

Agjenti i Correas arrin në Itali për bisedime me Milanin

Agjenti i Correas arrin në Itali për bisedime me Milanin

Agjenti i Angel Correas ka arritur në Milano për të biseduar me Rossonerët për transferimin e anësorit, mirëpo Atletico Madrid ka pranuar po ashtu oferta edhe nga Tottenham Hotspur dhe Valencia.

Klubi spanjoll po i kërkon 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit, ndërsa Milani ka propozuar deri më tani 40 milionë euro dhe bonuset.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, agjenti i Correas ka arritur mbrëmë në Itali për bisedimet me Rossonerët dhe për ta zgjidhur situatën me drejtorët.

Presioni tani është mbi Milanin, pasi ata duhet të bëjnë një ofertë të re ose të shikojnë për alternativa të tjera për fazën e sulmit.

Skuadra italiane është afër transferimit të Rafael Leaos nga Lille dhe mbrojtësit Leo Duarte nga Flamengo, që të dy këto transferime do kushtojnë rreth 40 milionë.

Nëse Milani nuk bën ofertë të re, atëherë Atletico dhe Correra do t’i konsiderojnë ofertat e tjera, siç janë ato të Tottenhamit dhe valencias.