Fjalë Kyçe

AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përkrahur gazetarët që kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e që shkak u bë vononesa e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, njofton Klankosova.tv.

“AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi që kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat” thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, AGK-ja ka kërkuar nga qeveria që të respektojnë punën e gazetarëve.

“AGK-ja, gjithashtu i kërkon Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve. Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr”.