Fjalë Kyçe

AGK reagon pas sulmit fizik ndaj gazetares Norë Kelmendi

AGK reagon pas sulmit fizik ndaj gazetares Norë Kelmendi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim veprimin e pronarit të një kompanie ndërtuese, Arsim Rexhepi, ndaj gazetares së Ekonomia Online, Norë Kelmendi.

”Kelmendi ka qenë duke realizuar një kronikë për një incident në kryeqytet, ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura. Gjatë kryerjes së detyrës, ajo është penguar nga z. Rexhepi, i cili e ka tërhequr për krahu gazetaren, duke e larguar nga vendpunishtja, ani pse ekipi i EO kanë poseduar leje për xhirime nga inspektori i ndërtimit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjatë këtij incidenti, ka ndërhyrë edhe policia, me ç’rast kanë marr deklaratat e të dyja palëve të përfshira.

AGK fton Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, që të marrin masa konkrete dhe të mos lejojnë që gazetarët të pengohen gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu, AGK inkurajon të gjithë punonjësit medial të mos heshtin dhe të raportojnë për çdo padrejtësi që iu bëhet gjatë punës së tyre.