Fjalë Kyçe

Agnesa Vuthaj bën ndryshimin drastik

Agnesa Vuthaj bën ndryshimin drastik

E bukur, tërheqëse dhe tepër e këndshme.

Kjo është bukuroshja pejane Agnesa Vuthaj e cila po vazhdon të mbetet ndër femrat më të bukura shqiptare, shkruan Kosovarja.

Agnesa që prej kur është fytyrë publike, ka arritur të mbajë atë qëndrimin pozitiv dhe sharmin e saj, duke u zbukuruar dita-ditës.

Ka një bukuri unike që vështirë mund të krahasohet ngase janë tiparet tjera që e bëjnë edhe më të veçantë.

E e buzëqeshur, natyrale dhe shumë e këndshme gjatë gjithë kohës.

Edhe Agnesa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku për ndjekësit ndanë imazhe nga aktivitete e saj, si nga puna, përditshmëria etj.

Kurse sot ajo ka befasuar me disa fotografi që ka publikuar në Instagram. Nga një zeshkane e bukur Agnesa transformohet në një biondinë tërheqëse.

Kaq bukur, kaq ndryshe. Nuk dihet nëse vërtetë ka ndryshuar flokët apo thjeshtë ka realizuar një fotosesion me këtë pamje.