Ish Miss-i kosovar dhe modelja e njohur, Agnesa Vuthaj sot feston ditëlindjen.
Këtë e bëri të ditur mikja e saj e ngushtë, Vesa Luma e cila publikoi një video gjersa shfaqet në makinë bashkë me Agnesën, shkruan lajmi.net.
“Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar këngëtarja Luma.
Agnesa sot mbushi plot 33 vite me një karrierë të bujshme profesionale dhe konsiderohet të jetë njëra nga femrat më të bukura shqiptare.
Përndryshe, Vuthaj është fituese e konkurseve të bukurisë Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004.