Fjalë Kyçe

Agnesa Vuthaj gjysmë e shtrirë në divan, bën thirrje të qëndroni në shtëpi

Agnesa Vuthaj gjysmë e shtrirë në divan, bën thirrje të qëndroni në shtëpi

Institucionet e Kosovës kanë bërë thirrje që qytetarët në mbarë vendin të respekojnë urdhëresën për të qëndruar sa më shumë të izoluar në shtëpi, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit Covit 19.

Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e qytetarëve. Qytetarët po komunikojnë përmes rrjeteve sociale për të shkurtuar distancën shoqërore mes tyre. Ndërsa artistë dhe njerëz të skenës kanë postuar fotografi nga shtëpitë e tyre, për të treguar se po e respektojnë rregullin e autoriteteve shëndetësore dhe të përçojnë mesazhin edhe te të tjerët për të qëndruar në shtëpi.

Këtë e ka bërë edhe modelja e njohur kosovare Agnesa Vuthaj, ish-miss Kosova. ‘Rri n’shpi’ ka shkruar ajo sipër fotografisë ku shihet gjysmë e shtrirë në divan.