Konkursin e bukurisë e ka fituar qysh në vitet 2003-2004, por Agnesa Vuthaj edhe tani mbetet po e njëjta.
Ajo po vazhdon të cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare e këtë tashmë e ka dëshmuar, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram gjersa shfaqet e veshur si nuse, e fustani i bardhë nuk ka dyshim se i shkon mjaft shumë.
Madje, lirshëm mund të thuhet se nuse më të bukur si Agnesa nuk kemi parë akoma përgjatë këtyre viteve.
Kujtojmë që, Agnesa tash e sa vite nxjerr në shitje çanta të dorës për femra gjersa me sukses ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara.