Fjalë Kyçe

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin”, i vrari në Pejë është familjari i aktores së njohur kosovare

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin”, i vrari në Pejë është familjari i aktores së njohur kosovare

Dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunë e Pejës. Pas njoftimeve të para u bë e ditur se bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj, ku ka bërë një postim për familjarin e saj, Astrit Ademaj.

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu, heret bre na le. U prefsh ne paqe”, ka shkruar aktorja, derisa shihet që edhe fotografinë e profilit në Instagram e ka bërë të zezë.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Gazetës Express zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.