Fjalë Kyçe

Ahmetaj njofton se rreth 10 mijë pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur pas afatit të caktuar nga KQZ-ja

Ahmetaj njofton se rreth 10 mijë pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur pas afatit të caktuar nga KQZ-ja

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur afro 10 mijë pako me fletëvotime, pas afatit që ishte caktuar nga ky institucion për dërgimin e këtyre pakove.

Ahmetaj deklaroi se tërheqja e këtyre pakove nga postat përkatëse është bërë me qëllim që të ruhen të dhënat personale të votuesve.

“Sekretariati i KQZ-së ka pranuar pako të supozuara me fletëvotime edhe pas afatit të caktuar, që është mbyllur me 12 shkurt 2021. Tërheqja e këtyre pakove është bërë me qëllim të ruajtjes së të dhënave personale. Tërheqja është bërë me 18 dhe 19 shkurt, ky janë tërhequr nga posta e shpejt DHL, janë tërhequr 691 pako dhe 27 pako ditën tjetër. Dhe, nga fahu postal janë tërhequr me 25 shkurt, 9 mijë e 30 pako. Gjithsej bëjnë 9 mijë 748 pako, janë të vendosura në deponë e KQZ-së. Këto tërheqje kanë ndodhur më datën 18,19, 25 shkurt”, tha Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.