Fjalë Kyçe

Ahmeti: BDI mund të vazhdojë pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin dhe Blerim Bexhetin

Ahmeti: BDI mund të vazhdojë pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin dhe Blerim Bexhetin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur sot në lidhje me letrën e inicuar nga i ashtuquajturi “Grup i zjarrit” që kërkojnë reforma në parti.

Ahemti tha se BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, që mund të funksionoj edhe pa individ të caktuar.

“Me siguri që BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin ky është investim kombëtarë që ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndryshe, dje disa zyrtarë të BDI-së në mesin e të cilëve Musa Xhaferi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, nëpërmjet një letre kërkuan nga Ahmeti që të iniciojë debat brenda partiak për të zgjidhur pakënaqësitë.

Ata thonin se “emërimet janë shndërruar në privilegj personal të Artan Grubit”.