Fjalë Kyçe

Ahmeti: Çështja e korrigjimit të kufijve nuk përfshihet në platformë, as që është përmendur

Ahmeti: Çështja e korrigjimit të kufijve nuk përfshihet në platformë, as që është përmendur

Ka përfunduar tashmë takimi i krerëve të vendit me ekipin negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpend Ahmeti bashkëkryesues i ekipit negociator tha se në takim është diskutuar për dy çështje, për platformën e dialogut dhe për letrën që është dërguar mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Alo.

“Ishin dy tema kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka thirr takim. Janë diskutuar dy gjëra platforma dhe letra e SHBA-së, që ka ardh. Ne jemi para përfundimit, e kemi një draft dhe sot i kemi edhe disa diskutime, megjithatë unë pres të premten që ta dorëzojmë zyrtarisht. Nuk pat ndonjë diskutim që pati mospajtime, ndërsa në pjesën tjetër ishte diskutim i kryetarit të Kuvendit, që dëshiroi të dijë se a kemi parë letrën e dërguar nga ShBA-ja”, ka thënë Ahmeti pas takimit.

Ahmeti, ka thënë se nuk ka ndryshime të qëndrimeve sa i përket taksës as nga ana e kryeministr por as nga të tjerët.

Ndërsa, i pyetur se a përfshihet në platformë çështja e korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, Ahmeti ka thënë se kjo as që diskutohet.

“Nuk mendoj se ka lëvizje të qëndrimeve të përfaqësuesve të ndryshëm  së çfarë mendojnë. Nuk mendoj se ka ndryshuar diçka në qëndrimet e kryeministrit e as të tjerëve. Absolutisht jo nuk përfshihet çështja e korrigjimit të kufirit dhe as që është përmendur’, ka deklaruar ai.

E, sa i përket qëndrimit për taksën ka thënë se vendimi duhet të merret nga të gjithë.

“Nuk mundemi me lën kryeministrin vet në këto tema, nuk bën ta lejojmë krejt presioni të bie mbi atë. Nëse merret vendimi me heq taksën ta heqim të gjithë, nëse vendosim me mbajtë ta mbajmë të gjithë’, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se sot në ora 13:00 do të mbahet takimi i rregullt i radhës së ekipit negociator, pas atij të mbrëmshmit që zgjati katër orë dhe në të u diskutua për çdo pjesë të draftit./Gazeta Alo/