Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tri drejtore.
Medina Braha është emëruar drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – drejtoreshë e Kulturës, si dhe Vasilika Zotaj – drejtoreshë e Administratës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shtuar se “gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.
Njoftimi i plotë:
Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore:
Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës
Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.
Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.
Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve.