Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai PSD-së, Shpend Ahmeti kanë zbardhur detaje se si u arrit marrëveshja mes dy partive për të garuar bashkë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Ne nuk heqim dorë nga qëndrimet tona që do të shpalosim për atë që jemi marrë vesh. Ne kemi rezerva për projektin Kosova e Re dhe kemi disa tema që dëshirojmë t’i ngremë. Rreziku për ndarjen e kufijve nuk hiqet asnjëherë. Dalja e PDK-së në opozitë do të ishte mirë për Kosovën dhe do t’i bënte mirë edhe PDK-së. Mendoj se do të kemi 65 deputetë shqiptarë dhe do të ketë jetë të gjatë”, tha Ahmeti.