Fjalë Kyçe

Ahmeti: Pacientët hezitonin që të futeshin në respiratorë

Ahmeti: Pacientët hezitonin që të futeshin në respiratorë

Për 6 muaj mbi 900 pacientë të infektuar nga Covid 19, janë trajtuar në Mjekësinë Sportive.

Por ka një javë që kjo klinikë është mbyllur si shkak i rënies së numrit të pacientëve. Derisa Komiteti i SHSKUK-së javën e kaluar morri vendim për mbylljen e përkohshme të kësaj klinike.

Menaxheri i kësaj Klinike COVID, Artan Ahmeti në një intervistë për Kosovapress ka se në këtë klinik edhe katër pacientët të cilët ishin të shtrirë u transferuan në Klinikën Infektive.

Ahmeti ka shpalosur edhe disa nga sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë trajtimit të pacientëve për gjatë 6 muajve.

Ai ka veçuar situatat kur është dashur të transferohen pacientët në Mjekimin Intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa, sfidues e ka konsideruar edhe hezitimin e pacientëve për të marr trajtim me aparaturat e nevojshme për oksigjenoterapi.

“Problemet më të mëdha kanë qenë kur pacientët edhe përkundër trajtimit maksimal nuk kanë shkuar duke u përmirësuar, duke pasur parasysh që sëmundja COVID është vdekjeprurëse dhe në gjithë botën nuk ka pasur sukses të mirë duke pasur parasysh numrin e madh të vdekjeve në gjithë botën. Pacientët që nuk janë përmirësuar është dashur të transferohen në Mjekimin qendror Intensiv, prandaj ka qenë hezitimi i shumicës prej tyre që mos të futen në aparatura të cilat iu themi respirator, për këtë arsye është dashur të flitet shumë me familjarë dhe pacientë që ta japim trajtimin maksimal për secilin prej tyre”, ka thënë ai./KSP