Fjalë Kyçe

Ahmeti pas therjes së nxënësve me thikë: Do të marrim masa që mos lejojmë raste të tilla të ndodhin

Ahmeti pas therjes së nxënësve me thikë: Do të marrim masa që mos lejojmë raste të tilla të ndodhin

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas therjes me thikë të nxënësve në shkollën “Abdyl Frashëri”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka vizituar në spital tre nxënësit që u therën me thikë në shkollën e bujqësisë, “Abdyl Frashëri”.

Ahmeti tha për klankosova.tv se Komuna duhet të mbajë përgjegjësi për incidentet që ndodhin brenda shkollave.

“Nxënësit ne me ligj nuk e kemi të lejuar që t’i kontrollojmë kur hyn në shkolla, megjithatë unë mendoj që duhet të shtojmë përgjegjësinë edhe për mësimdhënësit edhe për drejtorët e shkollave”.

“Nuk mund të lejojmë që të vazhdojnë të na ndodhin incidente të tilla, njerëzit presin që kur i dërgojnë fëmijët në shkollë të mos mendojnë për sigurinë e tyre”.

“Prandaj, ne tashmë e kemi strategjinë për sigurinë në shkolla, por megjithatë duhet të kemi takime më serioze me drejtorët e shkollave, ndoshta edhe të marrim masa në raste të tilla, sepse ne si komunë duhet të mbajmë përgjegjësin për atë çka ndodh, edhe pse kjo është zënkë në mes dy grupeve nuk është që mund ta parashikojmë një gjë të tillë e aq më pak të parashikojmë se çka ka ndodh”, tha Ahmeti.