Fjalë Kyçe

Ahmeti për viktimën e tretë në lagjen Mati 1: Gani Rafuna ishte kalimtar i rastit, ka qenë njeri i urtë dhe i drejtë

Ahmeti për viktimën e tretë në lagjen Mati 1: Gani Rafuna ishte kalimtar i rastit, ka qenë njeri i urtë dhe i drejtë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjes Rafuna, për humbjen e familjarit të tyre, Gani Rafunës.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Gani Rafuna ishte kalimtar rasti në rastin tragjik që ka ndodhur në Lagjen Mati 1.

Postimi i plotë:

Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij.

Ngushëllime familjes, e u preht në paqe!

Le të jetë kjo fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, e shpresojmë që rasti i Ganiut të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti nodhin askujt.