Fjalë Kyçe

Ahmeti takohet me Palmerin në Uashington

Ahmeti takohet me Palmerin në Uashington

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit atje, ai është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer dhe Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Erath.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook u shpreh se marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.

“Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”, ka thënë Ahmeti.