Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, në televizionin T7, ka deklaruar se ai ka emaila të Haki Abazit, i cili i kishte tentuar ta ndante Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar që ai ta lëshonte partinë.
“Disa prej gjërave që i ka thënë Molliqaj janë të sakta për Hakiun. E vërtetë që Hakiu ka tentuar ta ndante Vetëvendosjen, kemi edhe disa emaila që ka kërkuar që ne ta lëshonim Vetëvendosjen”, tha Ahmeti.
Ai më tej shtoi se Abazi nuk ka pasur guxim të futej në Vetëvendosje në kohën kur ka qenë e vështirë të jesh pjesë e kësaj partie.
“Nuk ka pas guxim me u fut në garë kur ka qenë më e vështirë të jesh me Vetëvendosjen” tha Ahmeti, duke shtuar se “Hakiu i thotë Dardanit se gruaja jote nuk të sheh në ëndërr, nuk e di atë ndjenjë me ta përmend familjen”.