Fjalë Kyçe

Ahmeti thotë se nuk e ndihmojnë PDK-në për t’a rrëzuar AAK-në

Ahmeti thotë se nuk e ndihmojnë PDK-në për t’a rrëzuar AAK-në

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me disa analiza të bëra së fundi për përfshirje të mundshme të partisë së tij në Qeveri.

Ahmeti, ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim për këtë çështje, shkruan Gazeta Alo.

Ai, ka thënë se nuk do t’a ndihmojnë ndihmojmë Listën Serbe por as PDK-në, për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës.

Sipas tij, vendimi për taksën duhet të jetë i përbashkët, ku edhe presionin edhe ktirikat do t’i bartnin së bashku.

Postimi i tij Ii plotë:

Po lexoj nëpër media se analistët po thonë se e parashikojnë prishjen e koalicionit, dhe qeveri të re (pa zgjedhje) me LDK dhe PSD.

Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë.

Ne kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim mbështetje politike për taksën dhe jemi pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun. I kemi thënë edhe LDK-së e VV-së, se nuk do ta ndihmojmë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës. Tani i themi edhe PDK-së se me ndihmën tonë nuk do ta rrëzojnë e as kërcënojnë AAK-në – si presion ndaj Kryeministrit për ta larguar taksën.

Vazhdojmë të mbajmë qëndrimin që për taksën duhet të merret vendimi i përbashkët, ku edhe presionin edhe kritikat do t’i bartim bashkë. Taksa është e drejtë dhe është vendimi i parë pas të gjitha sulmeve që ka bërë Serbia ndaj nesh. Ne jemi të interesuar të dialogojmë me Serbinë sipas platformes që kemi aprovuar, por Qeveria ka të drejtë të merr vendime për ta mbrojtur interesin e shtetit tonë.

Dialogu me Serbinë është çështje tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si në aktualitet ashtu edhe në potencialitet. Prandaj, vendimet për të duhet të synojnë përherë koncensualitet dhe të përfshijnë të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën. Protagonizmi e personalizimi i këtij procesi as nuk është i mundshëm dhe do të ishte tejet i dëmshëm./Gazeta Alo/