Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se në bashkëpunim me KfW dhe BERZH kanë përfunduar studimin e fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në Prishtinë.
Sipas tij, ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.
“Por më me rëndësi, do ta zëvendësoj qymyrin me energji të ripërtrirshme diellore. Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjeroj rrjetin përtej projektit të kogjenerimit e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër”, ka shkruar ai.
Më tej, Ahmeti ka theksuar se projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëeve e financim të Komunës.
“Përndryshe, ky do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë”, është shprehur ai.