Fjalë Kyçe

Ai ishte me COVID-19 për 154 ditë: Rrëfimi për 45 vjeçarin që kishte “tri përsëritje” të virusit, para se të vdiste

Ai ishte me COVID-19 për 154 ditë: Rrëfimi për 45 vjeçarin që kishte “tri përsëritje” të virusit, para se të vdiste

Disa raporte të publikuara kanë treguar se njerëzit mund të infektohen me coronavirus, edhe pasi të kenë dalë negativë – por një burrë mund të ketë pasur tri ‘përsëritje’ të COVID-19 gjatë një beteje të rëndë, përfundimisht fatale, 154-ditore me infeksionin.

Në një raport të ri të rastit, mjekët e “Brigham and Women’s Hospital” Boston, Massachusetts – kanë përshkruar luftën e një burri 45-vjeçar i cili kishte një çrregullim të rëndë autoimun dhe dukej se po shpëtonte nga virusi në shumë raste.

Por pavarësisht nga trajtimi agresiv, virusi qëndroi me njeriun e paidentifikuar për 154 ditë, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Dhe virusi supozohet se pësoi mutacion me një shpejtësi alarmante dhe të pazakontë brenda trupit të tij, i cili nuk ishte aq “i pajisur” për të luftuar infeksionin siç do të ishte një person mesatar.

Zyrtarët shëndetësorë e kanë bërë shumë të qartë se njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar duhet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm për të mos u prekur nga coronavirusi.

Por studimi i rastit në fjalë tregon se sa i rrezikshëm mund të jetë COVID-19 për njerëzit me imunitet të dëmtuar – dhe se si ata mund të bëhen “rezervuarë të rrezikshëm” që virusi të pësoi mutacion përpara se të përhapet te të tjerët.

Burri vuante nga një gjendje e quajtur sindromi antifosfolipid (APS). Njeriu i përshkruar në raportin e rastit, botuar të mërkurën në New England Journal of Medicine (NEJM) gjithashtu vuante nga një ndërlikim i çrregullimit autoimun, i njohur si hemorragji difuze alveolare.

Ai shkoi në një spital me ethe dhe menjëherë doli pozitiv për coronavirus. Por ditën e pestë, ai u lirua dhe nuk kishte nevojë për oksigjen shtesë.

Por gjendja e tij e përmirësuar nuk zgjati shumë.

Gjatë 62 ditëve të ardhshme, ai duhej të ishte në karantinë në shtëpi, por në vend të kësaj u desh të ripranohej në spital tri herë për dhimbje barku, probleme me frymëmarrjen dhe lodhje.

Çdo herë, nivelet e tij të oksigjenit në gjak ishin nën normale dhe mjekët e tij mbetën në dyshim se ai do të pësonte gjakderdhje të mushkërive.

Sidoqoftë, ngarkesa e tij virale e SARS-CoV-2, e cila shkakton COVID-19, ra më pak gjatë asaj periudhe 62 ditore – një shenjë inkurajuese që ai do të pastronte infeksionin.

Por 105 ditë pas diagnozës së tij të parë, burri u pranua në spital përsëri, me të njëjtat çështje dhe një ngarkesë më të lartë virale, ‘që shkaktoi shqetësim për një përsëritje të dytë të COVID-19’, shkruajnë autorët e studimit.

Atij iu dha një kurs tjetër i remdesivir dhe më në fund u testua negativisht për coronavirus, por ai nuk ishte “jashtë rrezikut” dhe mbeti në trajtim.

Pak më shumë se një muaj më vonë, burri ishte përsëri pozitiv, gjë që ‘shkaktoi shqetësim për një përsëritje të tretë të COVID-19’.

Një javë pasi mori ilaçin e antitrupave, burri duhej të vihej në një ventilator.

Ngarkesa e tij virale ishte gati aq e lartë dhe ai kishte zhvilluar një infeksion mykotik në mushkëritë e tij.

Pavarësisht nga trajtimi me më shumë remdesivir dhe antifungale, vdiq, 154 ditë pas testit të tij fillestar pozitiv.

Kur shkencëtarët e spitalit sekuencuan gjenomin e virusit që infektoi burrin, ata gjetën një evolucion alarmant.

Jo vetëm që dukej se qëndronte në trupin e tij për më shumë se 150 ditë, por coronavirusi kishte pësuar mutacion më shpejt sesa shkencëtarët e kanë vërejtur atë në shumicën e mostrave.