Fjalë Kyçe

Ajazi: 70% e strukturave të PDK-së nuk e përkrahin Ladrovcin si kandidat për kryetar

Ajazi: 70% e strukturave të PDK-së nuk e përkrahin Ladrovcin si kandidat për kryetar

I nominuari i degës së PDK-së në Drenas si kandidat për kryetar komune, Driton Ajazi, ka akuzuar kryetarin aktual të komunës, Ramiz Lladrovci, se po shfrytëzon media të caktuara për të sulmuar sipas tij, njerëz të ndershëm në degën e këtij qyteti.

Ajazi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se shumica e strukturave të partisë në Drenas nuk e përkrahin Lladrovcin si kandidat edhe për një mandat në krye të Komunës.

Lladrovci është propozuar nga Kryesia qendrore e PDK-së si kandidat në kundërshtim me vullnetin e degës në Drenas, e cila propozoi Ajazin.

“Lladrovci pasi fitoi mandatin e rregullt më 2017, filloi distancimin nga strukturat. Tash realisht, 70 për qind e strukturave nuk e mbështesin kandidimin e Lladrovcit. E bazoj këtë që them në mbështetjen që kam marrë për nominim, gjatë takimeve me të gjitha strukturat, qoftë në nivel të degëve dhe këshillit drejtues. Kemi takime çdo ditë, këto përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Ajazi