Fjalë Kyçe

Ajri në Prishtinë sonte ‘shumë i pashëndetshëm’

Ajri në Prishtinë sonte ‘shumë i pashëndetshëm’

Ajri i mbrëmjes së sotme në kryeqyetin e Kosovës është ‘shumë i pashëndetshëm’.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit është 243 në bazë të matjeve të bëra në ora 18:00.

Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet se “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.

Prishtina gjithashtu ka indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.