Fjalë Kyçe

Akid dhe Aiden, këta dy djem janë bebet e para të vitit 2022 në Shqipëri

Akid dhe Aiden, këta dy djem janë bebet e para të vitit 2022 në Shqipëri

Ky është Akid. Bebja e parë e cila erdhi në jetë pak çaste sapo kishte mbërritur viti 2022.

Lindja e parë u realizua në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë.” Nëna e Akidit ndau këtë mesazh:

“Vit të mbarë dhe falënderoj shumë sfafin mjekësor për çdo gjë.”

Edhe tek materniteti “Koço Gliozheni”, foshnja e parë ishte djalë. Ai quhet Aiden.

Bebet e para të këtij viti i vizitoi ministrja e shëndetësisë e cila ju dorëzoi edhe bonuset financiare.