Pas të argjendëtave, super Akil Gjakova bëhet i artë.
Pas dy të argjendëtave të fituara dje nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi, sot Akil Gjakova u bë i artë. Xhudisti ynë fitoi medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit.
Akili mposhti me Ippon rusin Gjeorgii Elbakiev. Në përgjithësi, Gjakova fitoi pesë luftëra.
Medalja e artë ia sjell atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.
KOK përgëzon Akilin dhe gjithë komunitetin e xhudos për suksesin e arritur.
Nesër garon Loriana Kuka.