Akil Gjakova nuk ka arritur që të sigurojë medalje në Grand Slam të xhudos që po mbahet në Paris
Xhudisti kosovar u përball në gjysmëfinale me atë nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-ochir.
Akili ishte më i mirë se Tsogtbaatar, por një moment pakujdesie, i kushtoi kosovarit me humbje, teksa Tsend-ochir triumfoi me Ippon për t’u kualifikuar në finale, shkruan Gazeta Express.
Pa medalje kthehet nga Parisi edhe Nora Gjakova.
Nora u eliminua në rrethin e dytë nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.