Dje pasdite një 55 vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Batllavës dhe trupi i tij ende nuk është gjetur nga njësitet përkatëse.
Mediat kishin raportuar mbrëmë nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se kërkimet ishin ndalur pa rezultat.
Policia akoma nuk ka dhënë detaje rreth operacionit, mirëpo vlen të theksohet se mbrëmë ishte bërë e ditur se kërkimi nis sot në mëngjes.
E tash, kur janë bërë rreth 16 orë nga mbytja e tij, trupi akoma nuk është gjetur.
Sidoqoftë, deri tash dëshmitarët kanë thënë se viktima kishte shkuar për të pushuar në Liqenin e Batllavës me familje. Ai kishte marrë një varkë dhe ka lundruar nëpër liqen, mirëpo nuk është kthyer më.