Fjalë Kyçe

AKP tërheq nga shitja tokën bujqësore në Hajvali

AKP tërheq nga shitja tokën bujqësore në Hajvali

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin “Ratar”, tokë bujqësore Hajvali IV.

AKP thotë se kjo njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 45, me numër rendor 61, e cila do të mbahet me datë 03 prill.

“Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së aseteve nr. 45 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 03 prill 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave”, thuhet në njoftimin e AKP-së./KsP