Fjalë Kyçe

AKR-ja e vë në dyshim bashkëpunimin me Nisman në Kuvend

AKR-ja e vë në dyshim bashkëpunimin me Nisman në Kuvend

Haxhi Shala do të jetë shef i grupit parlamentar të Nismës Sociademokrate, parti kjo që është në koalicion me AKR-në dhe PD-në.

Por, për këtë emërim të Shalës, partia e Behgjet Pacollit po thotë se nuk u konsultua, njofton Klan Kosova.

Prandaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha se bashkëpunimi me Nismën në Parlament do të shqyrtohet.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, lajmin për emërimin e Shalës në këtë pozitë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi.

“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala.