Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Shtime, katër të vdekur dhe një i lënduar rëndë

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Shtime, katër të vdekur dhe një i lënduar rëndë

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe aty ishin të përfshira dy automjete civile udhëtarëve.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.