Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë, dy të vdekur

Aksident i rëndë, dy të vdekur

Një veturë është vetaksidentuar sot rreth orës 04:10 minuta në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia njofton se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi  i  veturës Opel Tigra, 27 vjeçar me inicialet E.M, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humb kontrollin mbi automjetin dhe ka dalur nga rruga duke goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe  pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, përcjell Telegrafi.

Si pasojë ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe ka ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.