Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar një grua që ishte pasagjere në automjetin e përfshirë në aksident.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje vetëm disa emra nga pika kufitare e Morinës.
“Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë është lënduar pasagjerja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit)”.
E lënduara thuhet se është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.