Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Gadime, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Gadime, humb jetën një person

Si pasojë e një aksident trafiku në Gadime të Lipjanit, njëri nga të lënduarit, i cili ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK, ka ndërruar jetë.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 15.00 ku të lënduar kishin përfunduar tre persona, njofton Klan Kosova.

Zyrtarja për informim e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje të këtij rasti:

”Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Informatë shtesë: Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.