Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Gjilan, policia jep detaje

Aksident i rëndë në Gjilan, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një këmbësor në lëvizje e i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia, shkruan Gazeta Alo.

Si pasoj e lëndimeve viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal Gjilan e më pas dërgohet për tretman të mëtejme mjekësor  në QKUK.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./Gazeta Alo/