Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në magjistralen Ferizaj–Prishtinë.
Sipas informacionit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:26 dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, transmeton lajmi.net
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, mashkull kosovar, si dhe pesë femra kosovare.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është iniciuar në procedurë hetimore.