Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ku një veturë ka rënë në humnerë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, por nuk dihet numri i tyre.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se kemi informatën për një aksident trafiku me persona të lënduar, por ende nuk kemi detaje më shumë”, ka thënë Zahiti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe ambulanca.

Më poshtë ju sjellim pamjet që ka siguruar “Jepi Zë”.