Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit në Shqipëri, humbin jetën tre persona

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit në Shqipëri, humbin jetën tre persona

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së 3 personave ka ndodhur në në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.