Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një vetë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është përfshirë një motoçikletë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona.

“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor’, ka thënë ajo.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti.