Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Tepelenë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në Tepelenë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident tragjik me viktima dhe të plagosur që ka ndodhur pak më parë në në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Informacionet janë ende kontradiktore, ndërsa raportohet se të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina, një motor dhe një autobus.

Nga informacionet e para dyshohet se në fillim u godit motori dhe një automjet dhe autobusi ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën të dëmtuarve.

Por një makine e dytë ka goditur personat që ishin në vendin e ngjarjes dhe për pasojë është bilanci 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Për shkak të aksidentit është krijuar një radhë e gjatë mjetesh në rrugën Levan-Tepelenë.