Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Gërlicë të Vitisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të një veture me targa gjermane,icili ka goditur këmbësorin.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e QKMF’së në Podujevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
I dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.