Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë trafiku në Gllarevë të Klinës

Aksident i rëndë trafiku në Gllarevë të Klinës

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë. Vetura është rrokullisur në mes të rrugës, derisa policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet për persona të lënduar. Por, sipas pamjeve të para të siguruara nga lajmi.net bëhet fjalë për vetaksident.

“Jemi në pritje të informacioneve”, ka thënë për lajmi.net Xhevat Ibraj, zëdhënës në policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.