Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

Në këtë aksident, shihet se janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasje, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkaq, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.

Kujtojmë, në po këtë magjistrale dje në mesditë në një aksident mes një kamioni dhe një furgoni, kanë mbetur të lënduar tre persona.